Krasniqi viziton fushëbetejën e Jezercit: Falë luftës së UÇK-së, Kosova gëzon lirinë dhe pavarësinë

14 shkurt 2023 | 15:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të aktiviteteve për “Javën e Pavarësisë”, së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu dhe veteranë të UÇK-së, ka vizituar të martën fushëbetejën e Jezercit në Ferizaj.

Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar dhe nderuar dëshmorët e zonës së Nerodimes.

“Shembulli i konservimit të kësaj fushëbeteje duhet të ndiqet edhe nëpër fushëbetejat tjera të asaj periudhe – si pjesa më krenare e historisë tonë – të cilën duhet ta shohin dhe mësojnë nga afër gjeneratat e reja. Në prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mirënjohja dhe respekti ynë i thellë ju drejtohet të gjithë dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së – meritorët e vërtetë të kësaj dite”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi një muaj ka mbetur i hapur konkursi i Policisë…