Paulo Souza, afër marrëveshjes me klubin italian

14 shkurt 2023 | 22:01

Paulo Souza pritet të emërohet trajneri i ri i Salernitanas në ditët në vijim.

Të dyja palët janë në negociata të avancuara dhe janë shumë pranë një marrëveshjeje, me trajnerin portugez gati të zëvendësojë Davide Nicolas.

I lirë që nga korriku i kaluar, kur u largua nga bankina e Flamengos, ish-futbollisti i Panathinaikos ka punuar si trajner ndër të tjera në Swansea, Leicester, QPR, Basel, Fiorentina, Bordeaux dhe kombëtaren polake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të përvjetorit të 15 të Pavarësisë se Kosovës,…