Abazi thotë se ekzistojnë video që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”

16 shkurt 2023 | 10:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për medie ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë urdhër për shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilim Asociim me BE-në.

Sipas tij, arsyet për këtë janë më të ndryshme, por thotë se kryesorja është që shefi i ekzekutivit është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.

“Mendoj që çështja kryesore këtu është se Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë se ekzistojnë audio-incizime që tregojnë “diskutimet mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusari-Lilës dhe Donika Mihajlit për ngufatje të zërave të deputetëve brenda parlamentit”.

“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatomimi brenda VV-së. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken këto mostra dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë gjë”, ka deklaruar Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se Albin…