Hoxha: Kurti e ka kontaminuar rininë, ua ka errësuar pamjen dhe mendjen

16 shkurt 2023 | 11:31

Deputetja e Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka kontaminuar pjesën më të mirë që e ka Kosova, rininë”.

Hoxha ka thënë se Kurti e ka bërë atë “duke ua errësuar pamjen dhe mendjen dhe duke u korruptuar gjithçka që ata kanë ditur dhe dinë, duke u thënë se këtu është vetëm terr e keq”.

“Korruptimi i mendjeve që Kurti ua ka bërë të rinjve, e që po prodhon zhgënjimin më të madh shoqëror, e ka ulur shpresën dhe ata e gjejnë ikjen vetëm jashtë Kosovës”, ka thënë Hoxha në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea pësoi nga Borussia Dortmund (1-0), në 1/8 e finales…