Musliu: Kurti nuk e sheh Kosovën vend të denjë për familjen e tij, ndërhyn Konjufca

16 shkurt 2023 | 11:55

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për emigracionin së kryeministri Albin Kurti “nuk e sheh Kosovën vend të denjë për vajzën dhe familjen e tij”.

“Kryeministri Kurti nuk e sheh Kosovën vend të denjë për ta vajzën dhe familjen e tij, si mund ta ndalë ky emigracionin”, ka thënë Musliu.

Më pas ka ardhur ndërhyrja e Glauk Konjufcës “mos ia përmend familjen”.

“Do ta përmend familjen e kryeministrit”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur…