Veseli: Faleminderit për gjithçka që bëre për atdheun Adem Demaçi

28 korrik 2018 | 14:34

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaci është varrosur sot në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani të Prishtinës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas varrimit ka thënë se kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë.

“Faleminderit për gjithçka bëre për atdheun, gjatë gjithë jetës tënde, Adem Demaçi. Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë ajo të cilës ia kushtove gjithë jetën: LIRIA E KOSOVËS”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona,…