Deputetja e LDK-së: Ku janë mostrat për rastin Dehari?

16 shkurt 2023 | 12:56

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili ka thënë se “ka audio-incizime që tregojnë se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit”.

Sipas saj, mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi.

“Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij! Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekondë më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë incizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur…