Guardiola: Nëse do fitonte Arsenali do të mbyllej gara për titull

16 shkurt 2023 | 12:59

Manchester City ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Arsenali me rezultat 1-3, por në rast se Arsenali do ta fitonte këtë ndeshje, do të bëhej shumë më e vështirë për Cityn ta mbronte titullin e kampionit.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri Pep Guardiola që ka thënë se fitorja e mundshme e Arsenalit do ta mbyllte garën për trofeun në Angli.

“Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Arsenalit. Ata janë një ekip i madh. Diferencën e bëri cilësia e djemve të mi. Edhe në kohët e vështira ne qëndruam të fokusuar dhe brenda ndeshjes. Nëse do të kishim humbur, lufta për titull do të ishte pothuajse e mbyllur”, ka deklaruar Guardiola.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar deklaratat…