‘Dardanet’ triumfuan ndaj Estonisë

16 shkurt 2023 | 13:07

Vashat e Përfaqësues së Kosovës A që po marrin pjesë në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, kanë triumfuar në ballafaqimin e parë kundër Përfaqësues së Estonisë, me rezultat 2-1.

Në pjesën e parë vashat tona ndonëse pësuan gol herët qysh në minutën e 16–të përmes Kubassoves, nuk e humbën përqendrimin por hapën lojën dhe radhitën sulmet në portën rivale.

Ky angazhim i madh solli rezultat pasi në minutën e 33-të Elizabeta Ejupi barazoi shifrat në 1-1, me të cilin rezultat edhe u përmbyll pjesa e parë. Në vazhdim Dardanet e nisën furishëm lojën dhe me sulme të pareshtura drejt portës estone krijuan një mori rastesh shënimi. U dallua sidomos kapitenia Erëleta Memeti, e cila shënoi gol në minutën e 67-të duke kaluar Kosovën në epërsi 2-1.

Deri në fund të ndeshjes Dardanet krijuan edhe disa raste shënimi, ndërsa Estonia me gjithë orvatjet nuk arriti të bëjë diçka më shumë. Kjo fitore është stimul për vashat Kosovës për ndeshjen e radhës. Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë më 18 shkurt kundër Honkongut në orën 11:00 sipas kohës lokale (ora 9:00 me kohë të Kosovës).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KREMTË NË VETMI (Kushtuar Dëshmorit të Kombit MENTOR RETKOCERI) Të…