Grabovci, Lushtaku dhe vëllezërit Demaku takohen në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë
16 shkurt 2023
| 13:09
Republika e Kosovës nesër (e premte) shënon 15-vjetorin e Pavarësisë. Një ditë para shënimit të kësaj feste, në një nga lokalet në Prishtinë janë takuar disa nga figurat qendrore të UÇK-së.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka publikuar një foto me ish-komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, vëllezërit Jahir dhe Nexhat Demaku, Naim Fetahu, etj.
“Me bashkëluftëtarë e bashkëveprimtar, në prag të kremtimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. #KosovaShtet”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.