Manaj, afër rikthimit te Albacete

16 shkurt 2023 | 13:17

Pasi ndërpreu kontratën përkohësisht me Watfordin, duke gjetur një gjuhë të përbashkët për të mirën e të dy palëve, Rei Manaj është në kërkim të një ekipi që të mbyllë këtë sezon, i cili deri tani nuk ka shkuar në mënyrën e duhur.

Sulmuesi, i cili për më tepër është edhe i dëmtuar, pritet që të kthehet në fundin e muajit mars me shumë mundësi. Lajmet nga Spanja bëjnë të ditur se Manaj është pranë rikthimit tek Albacete, klubi i kategorisë së dytë ku lushnjari ka qenë pjesë përpara disa sezonesh.

Albacete ndodhet në vendin e gjashtë në kampionat dhe aktualisht në vendin që shkon në “play-off” dhe drejtuesit e klubit spanjoll besojnë se shërbimet e 25-vjeçarit mund t’u vijnë në ndihmë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës  nesër (e premte) shënon 15-vjetorin e Pavarësisë. …