Haki Abazi shkarkohet nga pozita e kryetrarit të Komisionit për Punë të Jashtme

16 shkurt 2023 | 13:23

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Me këtë rast, Haki Abazi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, vetëm pak orë pas konferencës për media ku ka akuzuar zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe kryeministrin Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Në vend të Abazit në krye të këtij komisioni është vendosur deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ndërpreu kontratën përkohësisht me Watfordin, duke gjetur një gjuhë…