Mourinho, Romës: Në qershor është vonë për bisedime

16 shkurt 2023 | 14:08

Trajneri Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh të qartë drejtuesve të Romës për të ardhmen e tij. Portugezi po kalon vitin e tij të dytë te Roma dhe ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2024.

Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë pasi “Special One” kërkon garanci për të ardhmen nga klubi. Dëshira Mourinhos është të ndërtojë një skuadër të fuqishme që të luftoj për titullin e kampionit në sezonin e ri.

“Drejtuesit e klubit i dinë kërkesat e mia dhe duhet të më japin më herët siguri. Por qershori është shumë vonë për mua”, ka thënë Mourinho. Ky është një alarm i madh për Romën, pasi nëse duan ta mbajnë portugezin duhet të reagojnë më shpejtë.

Gjithashtu edhe Paulo Dybala i ka bërë të qartë klubit se dëshiron të qëndroj, por vetëm me Mourinhon trajner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në…