Miqësia Kosovë-ShBA është e përhershme
16 shkurt 2023
| 17:04
Në vigjilje të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar zv/përfaqësuesin e përhershëm të ShBA-së në OKB, Richard Mills.
Reka ka shkruar në “Facebook” se ishte kënaqësi ta priste ambasadorin Richard Mills.
“Miqësia Kosovë-ShBA është e përhershme”, ka shkruar Reka.