Flamuri shtetëror ngritet me ceremoni për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë

17 shkurt 2023 | 10:08

Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë ishte pikë takimi i presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca e kryeministrit Albin Kurti.

Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetërore për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Krerët shtetërorë do të vendosin kurora lulesh te Monumenti i të Pagjeturve në sheshin “Ibrahim Rugova”.

I pranishëm aty ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Festa e 15-vjetorit të pavarësisë është e zbehtë pa…