Abdixhiku me urime për Pavarësinë e Kosovës: Republika është e pavdekshme

17 shkurt 2023 | 10:49

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shkruar me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është e pavdekshme.

Abdixhiku tutje ka thënë se të mirët lartuan shtetin, e të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm.

“Të mirët tanë lartuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë. Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e pavarësisë Kosovë! Të paçim përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.

https://fb.watch/iL1Jv0H70A/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar…