Dy klube interesohen Meritan Shabanin

17 shkurt 2023 | 13:03

Futbollisti nga Kosova, Meritan Shabanin është duke u monitoruar nga dy ekipe evropiane. Për Shabanin, i cili është pjesë e klubit zviceran, Grasshoppers janë interesuar dy skuadra, Hellas Verona dhe Anderlechti.

Mesfushori kosovar që ka refuzuar Kosovën ka pasur disa vite të vështira në karrierë qysh prej largimit nga Bayern Munchen. Ai ishte pjesë e skuadrës së Wolves, por tani është transferuar në kampionati zviceran – ku ka zhvilluar 13 paraqitje deri tani.

Shabani vlerën momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” e ka vetëm 300 mijë euro, shifër kjo që barazohet edhe me lojtarët e Superligës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me…