Xhuli Nura flet sërish për konfliktin me Dafina Zeqirin, tregon në detaje si erdhi deri te përleshja fizike

17 shkurt 2023 | 13:25

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura po vazhdon të jetë e komentuar për secilën deklaratë që bën brenda shtëpisë së famshme.

Modelja nga Drenica nuk ka hesituar që të sjell edhe rrëfime të saj personale përfshirë dhe konfliktin me këngëtaren Dafina Zeqiri, i ndodhur vite më parë.

Pak javë më parë ajo tha se e kishte ‘rrahur’ këngëtaren pas një konflikti që kishin për ish-partnerin e Dafinës, Krenar Çoçajn.

Ndërsa, edhe së fundmi Xhuli ka rikthyer në vëmendjen këtë përleshje fizike me artisten shqiptare.

Këtë here, Xhuli e ka folur për rastin pas një pyetje që iu bë nga Stresi.

“A mendon se një grua e fortë si ti që flet gjithmonë për feminizmin dhe mbrojtjen ndaj gruas dha një shembull të mirë kur ka përmendur dhunën ndaj një gruaje tjetër, qoftë edhe si vetëmbrojtje?”, ka qenë pyetja drejtuar Xhulit.

Modelja nuk ka hezituar të shpengonte rastin duke thënë se ajo ishte në vetëmbrojte dhe se e gjitha nisi nga motra e këngëtares.

“Ka ndodhur një rast që ishim në një vend të përbashkët në një kafiteri, dhe ishte me motrën e vet, në atë kohë që të dyja ishim fytyra që ishim përfolur edhe motra e asaj me ofendoi me një fjalë shumë të rëndë, dhe ajo ka kaluar nga shpina e mi ka kapur flokët”, ka thënë Xhuli.

Xhuli deklaron në BBVK se e ka rrahur Dafina Zeqirin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ofendime

Xhuli deklaron në BBVK se e ka rrahur Dafina Zeqirin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ofendime

“Nuk ishte sulm por ishte vetëmbrojtje, nuk e kam filluar e para, por e ka filluar ajo. Edhe sot po të më ndodhi do të veproja njëjtë, për këtë arsye kam kryer kurse boksi, ‘kick box’ e xhudo që të përdor vetëmbrojtën”, shtoi tutje ajo.

Kujtojmë që tashmë kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur nisi BBVK dhe banorët e mbetur po vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi dështoi në “Allianz Stadium”, në takimin ndaj Nantes i…