Real Betisi interesohet për Uzunin

17 shkurt 2023 | 17:00

Myrto Uzuni është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme, më e mira në karrierën e tij.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas, duke shënuar e asistuar vazhdimisht.

Uzuni këtë edicion në 24 ndeshje zyrtare ka realizuar 17 gola dhe ka dy asistime, duke mbajtur pozitën e parë të golashënuesve në kategorinë e dytë spanjolle.

Por reprezentuesi shqiptar është në krye të listës së dëshirave të Real Betisit për edicionin e ardhshëm. ElGolDigital ka raportuar se Real Betisi e dëshiron me çdo kusht shqiptarin dhe me Uzunin synon ta zëvendësojë Wilian Jose i cili do të largohet në verë.

27-vjeçari mund të largohet nga Granada vetëm nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë përveç Betisit, për Uzunin interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër spanjolle Valencia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes ngjarjeve të ndryshme, më 17 shkurt Kosova shënoi 15-vjetorin…