Krasniqi me bashkëpartiakët vizitojnë babanë e Thaçit në Burojë

17 shkurt 2023 | 18:44

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin në Burojë.

Bashkë me Krasniqin ishte edhe nënkryetarja Vlora Çitaku, kryetari i Skenderajt Fadil Nura dhe Sami Lushtaku.

“Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Për të shtuar tuje se: “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh. Krenari!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa një numër i konsiderueshëm i deputetëve fare rastësisht u…