![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/vlora-citaku.jpg)
U raportua se Bislimi injoroi himnin e Kosovës, Çitaku: Zv/kryeministër, shko në shtëpi, marre
18 shkurt 2023
| 20:02
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka injoruar himnin e Kosovës një ditë pas festës së Pavarësisë.
Çitaku e ka vlerësuaar si të turpshme dhe të pabesueshme veprimin e zëvendëskryeministrit.
“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak.
Marre”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Një video ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, ku tregon zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke mos u ngritur në këmbë në momentin kur u intonua himni i Kosovës dhe ai i Gjermanisë.