Gënjeshtra e kryetarit kukull!

19 shkurt 2023 | 01:25

Shkruan: Valon Bela

“Politika e keqe nuk është gjë tjetër veç mjeshtëri e gënjeshtrës në çastin e duhur”.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. E ka armik kohën. Shpesherë sajohet gënjeshtra kur nuk ke zgjidhje, kur e fsheh të vërtetën. Sepse po doli e vërteta, ajo është e dhimbshme dhe në rrafshin politik është tepër e kushtueshme.

Prandaj, mos u besoni fjalëve që flasin TANI, shikojani veprat. E një prej veprave është koalicionimi i tyre me VMRO në zgjedhjet lokalet të vitit 2021.

Pra ato të veç para 1 viti ku si rezultat i shkurtpamësisë së tyre dhe mungesës së vizionit politik VMRO-s ri-fitoi dy komunat; Butelin dhe Gazi Babën. Këto dy komunat tani janë më të dalluarat për diskriminimet etnike që u bëjnë shqiptarëve.

U harrua ajo shëmtirë dhe llapsuz e aspak nuk ndihen fajtorë meqë tani hudhen në prehrin e LSDM-së. Kësaj radhe nuk është nga shkurtpamësia, jo jo.

E kanë nga leku dhe inati. Por me paketimin e integrimit e kanë zbukuruar gënjeshtrën e radhës. Dy sytë i nxorën njëri tjetrit për pozita e kolltuqe por para shqiptarëve thonin se “s’jemi të interesuar për pozicione”. Sikur të mos i njihnim…

Partia më e re që doli nga Kongresi i fundit rezultoi me një Kryetar kukull dhe dy udhëheqës nepotist që po japin frytin e radhës të kameleonit politik (përshtatjes). Nga trashëgimia e Arbër Xhaferit vijmë na thonë. Sikur të mos jetonim ne në kohën e tij dhe ndoshta aspak ne nuk e paskemi njohur Arbërin …

Nejse, dyshja që doli nga Kongresi është testuar fort me “arritjet” në Komunën e Strugës. Tani, do sjellin “arritjet” e reja edhe në politikat qëndrore. Me diametër më të gjërë ndaj shterpësisë/sterilitetit rezultativ. A do e përndjek mungesa e rezultateve të nivel lokal në atë qëndror të dyshes fantastike sidomos kur frerët e pushtetit qëndror i mba akoma BDI?

Përqafimi i BDI-së nga Kryetari kukull që doli nga Kongresi i fundit, “trashëgimtari xhaferist” rezultoi me flirtim publik madje ai shkoi aq larg saqë tërhoqi akuzat e mëpërparshme ndaj kreut të integristëve.

Akuzat shumë më të rënda si ajo e të “sëmurit psiqik” shpeshherë krijonin përshtypjen se përplasja e tyre ishte edhe në rrafshin personal. Kjo në fakt për shumë njerëz ka krijuar habi por jo edhe për dikë që nuk e ka larguar historikun e tyre të koalicionimeve nga mbamendja.

Nga themelimi i tyre kur koalicionin e deri tek ky i fundit me Alternativën e Gashit, janë akuzuar për jokorrektësi, mashtrim në përpilim të listave, vendime të njëanshme, braktisje të koalicionit për interesa të ngushta, etj.

Ndoshta ky përqafim i tyre me BDI vjen si rrjedhojë se atyre nuk u mbetet edhe shumë partnerë të tjerë për të koalicionuar sepse me të tjerët e kanë “dhjerë” siç shprehet qytetari sidomos pas dorës së zgjatur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh…