![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/FB_IMG_1676795501457.jpg)
Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
19 shkurt 2023
| 10:59
Sonte do të luhet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në Basketboll.
Kampioni në fuqi, Trepça do të luaj me Sigal Prishtinën.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovecë, me fillim nga ora 17:00.
Mitrovicasit për të depërtuar në finale mposhtën Vëllaznimin dhe Rahovecin, kurse prishtinasit eliminuan Bashkimin dhe Golden Eagle Yllin.
Trepça është pesë herë fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa Prishtina e ka fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë.