Rahoveci fiton derbin me Prishtinën

19 shkurt 2023 | 22:28

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 34:31.

Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante. Në pjesën e parë në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Vreshtarët u shkëputën deri në tri gola në minutat e fundit.

Në minutën e 44-t, Prishtina ia doli të barazojë rezultatin, ndërsa më pas kaloi në epërsi 23:22. Prishtina vazhdoi me lojë të mirë dhe u shkëput deri në tri gola (28:25), por mysafirët nuk u dorëzuan dhe kthyen epërsinë, 30:29. Më pas krijuan edhe epërsi prej tri golave, 34:31 për fitore të madhe. Marley Wallace Fernandes shkëlqeu me 11 gola. Shtatë i kishte Alban Haziri, por kontribut për fitore dhanë të gjithë lojtarët e Rahovecit.

Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola. 6 i kishte Sergio Barreto. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça fitoi ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 48:24.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dueli kryesor i kësaj jave në kampionatin spanjoll te futbolli,…