Rexha: Dominimi i Dritës ndaj Dukagjinit ishte i madh

20 shkurt 2023 | 15:22

Në emisionin “Kampionët”, ishte i ftuar trajneri i futbollit dhe ish-futbollisti i shumë skuadrave në Kosovë, Kastriot Rexha.

Gjatë diskutimit për xhiron e 20-të të luajtur në ALBI Mall Superligën e Kosovës, ai ka thënë se ka mbetur i impresionuar nga dominimi i Dritës ndaj skuadrës së Dukagjinit.

“Fitore bindëse e Dritës, dominim të tillë nuk kam parë ndonjëherë në futbollin kosovar”, ka thënë Rexha.

Ai më pas ka thënë se skuadra e Dritës është një nivel tjetër, dhe se kjo skuadër posedon cilësi të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjodhi sot, në raundin e tretë…