Diaspora në Zvicër feston 15-vjetorin e pavarësisë, marrin pjesë edhe biznesmenë, ndër ta edhe Arsen Shoshi

20 shkurt 2023 | 15:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, me ftesë të Degës së PDK-së në Zvicër të kryesuar nga Ragip Xhaka, për nder të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë marrë pjesë në manifestimin kulturor dhe artistik kushtuar kësaj ngjarje historike të kombit.

Në organizimin e kësaj feste për shtetin kanë marrë pjesë më shumë se 700 veta, prej tyre familjarë, biznesmenë, njerëz të sportit e të artit që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë.

Në këtë festë ishte i pranishëm edhe biznesmeni i njohur shqiptar, Arsen Shoshi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Biznesmeni Shoshi pati rastin ta zhvillojë edhe një takim me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin diskutoi për potencialin ekonomik të diasporës në Zvicër dhe ndihmën e saj për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manifestimi tashmë tradicional “Java e Minatorëve” ka filluar të hënën…