Shefi i BE-së në Serbi: Takimi në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel është i rëndësishëm

20 shkurt 2023 | 15:37

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se është e rëndësishme dhe inkurajuese që së shpejti do të mbahet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq  në Bruksel ku do të diskutohet edhe propozimi evropian.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është thënë ditë më parë në njoftimin për takim të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar…