Statovci: Gjyqtari Ajeti është dënuar me 6 muaj mosdelegim

20 shkurt 2023 | 16:59

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci ka treguar se gjqytari Mentor Ajeti dhe ekipa e gjyqtarëve që ishin prezent në ndeshjen Dukagjini-Prishtina janë dënuar me gjashtë muaj mos delegim.

I ftuar në emisionin Kampionët në Kanal 10, Statovci ka treguar se komisioni i FFK-së ka dënuar me periudhë gjashtë mujore mos delegim gjyqtarin Ajeti dhe ekipin e gjyqtarëve që kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen Dukagjini-Prishtina.

Ajeti kishte gabuar rëndë duke pranuar një gol kundër Prishtinës edhe pse loja ishte e ndaluar. Gjyqtari Ajeti kishte kërkuar falje pas ndeshjes, mirëpo Komsioni i Garave nuk ka vendosur për përsëritjen e ndeshjes.

Prishtina kishte humbur ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka…