Haliti: Asociacioni i hap rrugë Kosovës, disa ‘patriotë’ e eksponentë të LV-së po i ngatërrojnë gjërat me qëllim

20 shkurt 2023 | 17:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se plani franko-gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia.

Haliti nuk e sheh këtë plan të favorshëm për asnjërin shtet, por sipas tij, është hap i rëndësishëm për hapjen e perspektivës të europianizimit të dy popujve.

“Plani franko-gjerman, nuk është i favorshëm as për Kosoven e as për Serbinë, por është domosdoshmëri e kohës dhe procesit të negociatave të pranohet nga të dyja palët, me qëllim që të hapet perspektiva e europianizimit të të dy popujve”, ka thënë Haliti për gazetën “Blic”.

Haliti ka thënë se çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është problematike, teksa kritikoi edhe disa nga eksponentët e partisë në pushtet, që sipas tij janë duke i ngatërruar gjërat.

“Sa i përket Asociacionit, që është mjaft problematik, por kam përshtypje që mediet dhe disa eksponentë të LV-së dhe disa patriotë të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim dhe për llogari pa barazim”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, formimi i asociacionit i hap rrugë Kosovës për integrim në NATO, BE, OKB dhe OSBE.  Ai ka thënë se garantuese që asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive do të jetë ShBA-ja dhe BE-ja.

“Asociacioni i hapë rrugë Kosovës me u integru në institucione ndërkombëtare që nga NATO, BE, OKB, OSBE, etj., ndërsa serbëve të Kosovës ju mundëson daljen nga kthetrat pengmbajtëse të shovenizmit serbomadh dhe çlirimin nga tutela e Serbisë. Ata do jenë qytetarë të respektuar të Kosovës, por me të drejtë që disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm t’i kenë të mundshme. Ndërse BE-ja dhe ShBA-ja do jenë garantuese që asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka quajtur të padrejtë…