Leclec herën e parë te Ferrari: Më dukej vetja si te filmi “Charles në fabrikën e çokollatës

21 shkurt 2023 | 12:40

Ditën e enjte do të nisin testet e para dhe të vetme dimërore në Formula 1, me pilotët dhe skuadrat që do të testojnë makinat në prag të sezonit të ri.

Vëmendja më e madhe është përqendruar te Ferrari, se si do të paraqitet njëvendëshja italiane pas luhatjeve të sezonit të kaluar. Charles Leclec shpreson shumë që këtë vit të duelojë për titullin deri në fund, për të evituar gabimet e vjetshme që bënë si ai ashtu dhe skuadra.

Duke folur për hapat e para në Maranello, shtëpinë e Ferrari, ai kujton: “Herën e parë kam qenë aty për të bërë disa fotografi, por s’më lejuan të hyja dhe u detyrova të prisja. Aty kuptova se ishte një qytet i tërë dedikuar Ferrari. Qëndrova ulur jashtë, në një parking për gati dy orë, duke u përpjekur të imagjinoja se si do të ishte brenda në Maranello, në fabrikën e Ferrarit. Mendoja se do të ishte njësoj si në filmin ‘Charlie dhe fabrika e çokollatës’, me Umpalumpa që kërcenin kudo”, kujton Charles Leclerc, që tani është pjesë e Maranello si pilot i “kokëkuqes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusia…