Nesër grumbullohet Përfaqësuesja U17 në hendboll

21 shkurt 2023 | 13:16

Nesër (e mërkurë) në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Përfaqësues U17 të Kosovës. Kjo përfaqësuese merr pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetar që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars.

Kryetrajneri i Përfaqësues U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë. Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim i Kosovës është zhvillimi i mëtejmë.

Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate.
Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse. Pas disa ditë përgatitje në Gjakovë, Përfaqësuesja e Kosovës udhëton për në Greqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta rikthyer trajnerin Thomas…