PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Byronë

21 shkurt 2023 | 13:19

Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lajmin e ka konfirmuar për “Ekonomia Online”, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK, Përparim Gruda.

Më 9 shkurt 2023, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Dje ka qenë dita e fundit, kur pala e autorizuar, në këtë rast dhjetë deputetë mund ta dërgojnë këtë ligj për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

Një gjë të tillë e ka shfrytëzuar PDK-ja, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek presidentja e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Përfaqësues U17…