Vojvoda kërkon fitore kundër Juventusit

21 shkurt 2023 | 13:57

Mbrojtësi i Torinos dhe Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur para sfidës derbi të qytetit industrial italian. Anësori që paraqitet për skuadrën e kuqe ka thënë se dëshiron një fitore kundër “Zonjës së Vjetër”.

Këto deklarime i bëri pas barazimit me Cremonesen, teksa për mikrofonat e “Sky”, ka thënë se tash e ka mësuar rëndësinë e ndeshjes.

“Është sezoni i tretë këtu dhe tani e kam mësuar rëndësinë e ndeshjes për tifozët. Do të angazhohemi që qytetin ta ilustrojmë me ngjyrat tona”, ka thënë ndër tjerash Vojvoda, transmeton “Tuttomerractoweb”. Torino momentalisht është në mes të tabelës, saktësisht në pozitën e nëntë, ku pas 23 ndeshjesh numëron 31 pikë dhe deri në fund do të mundohet që të sigurojë një vend në garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lindja e një fëmije e madhështon dhe e përmbush familjen…