Kurti: Në takimin e 27 shkurtit s’do të flitet për asociacionin

21 shkurt 2023 | 13:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ai para mediave ka thënë se në takimin e të hënës në Bruksel, nuk do të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti ka deklaruar se pret që ndërmjetësuesit e dialogut t’i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në interesat e njërës palë.

Më tutje, Kurti edhe një herë ka konfirmuar që në takimin me Vuçiqin nisin “përnjëmend” bisedimet për propozimin evropian.

“Pas të hënës do të mund të dimë se çka e kur”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për akuzat e deputetit Haki Abazi, duke shtuar se ato janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 78-vjetorit të rënies së heroit…