Sa fëmijë u braktisën në Kosovë gjatë vitit 2022?

21 shkurt 2023 | 13:53

Lindja e një fëmije e madhështon dhe e përmbush familjen dhe sjell gëzim të madh tek çiftet e martuara.

Por, disa nga ta për arsye të ndryshme i braksitin fëmijët. E nga kjo dukuri nuk është imune as Kosova, duke qenë fenomen shqetësues.

Berat Kryeziu nga SOS Fshati, ka thënë se kjo organizatë ka në përkujdesje 38 fëmijë.

“Më lejoni të ju informoj që aktualisht në SOS Fshat, ne kemi nën përkujdes 38 fëmijë pa përkujdes prindëror. Mosha e tyre është nga mosha 4 vjeç deri në moshën 18 vjeç”, ka thënë Kryeziu për “Klan Kosova”.

Ndërsa drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili, ka thënë se gjatë vitit 2022 në këtë klinikë janë braktisur shtatë foshnje.

“Në vitin 2022 kanë qenë gjithsejtë 40 raste të kontestit social. Prej tyre 33 foshnje kanë bërë bashkim me njërin ose të dy prindër, ndërkaq shtatë foshnje kanë qenë të braktisura”.

“Kujdesi i vazhdueshëm i këtyre foshnjave është bërë nga personeli neonatal dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me punëtoren sociale pranë Klinikës Gjinekologjike Ostetrike”,  ka thënë ajo.

Vazhdimisht përmes fushatave të ndryshme është bërë thirrje që të mos braktisën  fëmijët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me…