Daut Haradinaj: Vepra e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës nderon trojet shqiptare

21 shkurt 2023 | 14:08

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e kombit, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.

Haradinaj ka thënë se me veprën e tyre ata nderuan trojet shqiptare.

“Figura e tyre mbetet vlerë e shenjtë e historisë sonë kombëtare. Ata me veprën e tyre nderuan Drenicën dhe gjithë trojet tona”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

Heronjtë e shquar të kombit Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, ranë heroikisht në luftim me forcat ushtarake komuniste jugosllave, që po ushtronin terror ndaj popullit shqiptar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Në përvjetorin e rënies, bashkë me mikun tim, Zeqir Kiqinën, nderuam veprën e tyre sublime e njëkohësisht kishim nderin që të takojmë edhe familjarë e bashkëvendës të heronjve.

Figura e tyre mbetet vlerë e shenjtë e historisë sonë kombëtare. Ata me veprën e tyre nderuan Drenicën dhe gjithë trojet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në…