Bideni në Poloni: Mbështetja e ShBA-së për Ukrainën është e palëkundur

21 shkurt 2023 | 15:53

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ukrainën vazhdon të jetë e fortë, ka thënë presidenti Joe Biden, gjatë bisedës në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

“Siç i thash presidentit (të Ukrainës, Volodymyr) Zelensky, kur fola me të në Kiev dje, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon të jetë e palëkundur”, ka thënë Bideni.

Ndërsa presidenti polak, ka thënë se vizita e Bidenit në Poloni është një sinjal i rëndësishëm për përkushtimin e ShBA-së që të mbajë sigurinë në Evropë.

“Vizita juaj është një sinjal i rëndësishëm i sigurisë, një sinjal i përgjegjësisë së ShBA-së për sigurinë e botës dhe Evropës. Amerika mund ta mbajë rregullin botëror”, ka thënë Duda gjatë takimit dypalësh me Bidenin.

Vizita e Bidenit në Varshavë vjen pasi ai një ditë më parë ka vizituar Kievin, ku ka qëndruar mbi pesë orë.

Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë, e para prej se Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë, ka nënvizuar edhe një herë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ibrahim Tatlises ka dhënë lajmin e madh. Ai ka njoftuar…