Gullit: Milani po vuan më shumë se vjet, të shohim si do të jetë në LK

21 shkurt 2023 | 17:20

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ish-ylli i Milanit, Ruud Gullit, foli për sezonin e zhvilluar deri tani nga skuadra e Stefano Piolit.

“Kuqezinjtë po luftojnë dhe vuajnë. Deri tani gjithçka nuk ka qenë aq e lehtë sa sezonin e kaluar. Ndoshta sepse më 2021-2022 gjithçka shkoi në drejtimin e duhur, ndërsa tani… Në këtë pjesë të parë të sezonit, gjërat kanë qenë më të vështira nga sa prisnin të gjithë, por në futboll nuk dihet kurrë. Në Ligën e Kampionëve fitoi ndeshjen e parë të 1/8 finale kundër Tottenhamit. Le të shohim se si do të përfundojë kthimi në Londër”, u shpreh legjenda holandeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcus Rashford është shndërruar në protagonist absolut te Manchester Unitedi…