Petrit Selimi: Kosova dhe Serbia kanë disa javë afat për të arritur marrëveshjen

21 shkurt 2023 | 18:03

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka cituar burimet e tij, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë për të arritur marrëveshje.

Sipas tij, nuk janë të vërteta deklarimet se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje.

“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar.”, shkroi ai në Facebook.

Reagimi i tij vjen pak para takimit të planifikuar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i tyre do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e…