Reka takon përfaqësuesin e Sllovenisë në OKB, diskutuan për bashkëpunimin e dyanshëm

21 shkurt 2023 | 18:33

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin e Përhershëm të Sllovenisë në OKB, Bostjan Malovrh.

Reka dhe Malovrh kanë biseduar për bashkëpunimin si dy shtete, duke theksuar se Sllovenia është një ndër shtetet e para nga rajoni, që njohi Republikën e Kosovës dhe e mbështeti gjatë 15 viteve te shtetndërtimit.

“Kënaqësi të takoja sot ambasadorin Bostjan Malovrh, Përfaqësuesin e Përhershëm të Sllovenisë në OKB, një ndër shtetet e para nga rajoni, që njohi Republikën e Kosovës dhe e mbështeti gjatë 15 viteve te shtetndërtimit”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka cituar burimet e tij, duke thënë…