Formacionet zyrtare: Liverpool – Real Madrid

21 shkurt 2023 | 20:10

Liverpooli dhe Real Madrid do të zbresin pas një ore në fushën e lojës për të luajtur një finale të parakohshme. Akti i parë do të zhvillohet në “Anfield Road”, ku emocionet janë të garantuara. Jurgen Klopp do të luajë me vendosjen e zakonshme 4-3-3.

Në portë si gjithmonë do të jetë Alisson, në mbrojtje Arnold dhe Robertson nga krahët, ndërkohë që dyshja e qendrës do të jetë van Dijk e Gomez. Në mesfushë do të jetë trinomi Henderson, Fabinho dhe Bajcetic. Sulmi i besohet talentit premtues Gakpo, i cili do të mbështetet nga Salah dhe Nunez.

Në krahun tjetër Reali kundërpërgjigjet me të njëjtën vendosje, por dhe me disa ndryshime. Në portë do të jetë Courtois, ndërkohë që para tij do të rreshtohen, Carvajal, Militao, Rudiger dhe David Alaba. Në mesfushë truri do të jete Modric, ndërkohë që Camavinga dhe Valverde do të jenë më të lirë në rolet e tyre. Në sulm Benzema do të mbështet nga Rodrygo dhe Vinicius Junior.

 

Image

 

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se…