Shala: UÇK-ja e kishte mbrojtur ‘Trepçën” nga plaçkitja e okupatorit serb

22 shkurt 2023 | 11:11

Deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepça”, Ferat Shala, ka bërë me dije se gjatë luftës çlirimtare kjo ndërmarrje ishte mbrojtur nga UÇK-së, e cila nuk ka lejuar të plaçkitet nga okupatori serb.

Në kuadër të “Javës së minatorëve”, Shala ka treguar se gjatë kohës kur drejtonte këtë ndërmarrje është ndërtuar edhe Muzeu i “Trepçës”.

“Për nderë të ‘Javës së minatorëve’. Kur ne morëm menaxhimin e ‘Trepçës’, e gjetëm në gjendje të mjerueshme Muzeun e Kristaleve, me rreth 1800 ekzemplare të pa sistemuara dhe në gjendje të mjerueshme të mirëmbajtjes. Objekti ishte para rrënimit. Kështu siç ishte, i kishte mbijetuar plaçkitjes së okupatorit falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Shalës, që e kishte mbrojtur heroikisht. Ne investuam duke ndërtuar muzeun e ri, regjistruam, digjitalizuam dhe sistemuam të gjithë ekzemplarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne ndryshuam ligjin, dhe me ligj Muzeun e Kristaleve ‘Trepça’ e bëmë aset shtetëror, të qasshëm për shkencën, kulturën dhe vizitorët e jashtëm. Me fat!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shend Prekazi B.I, shpall të pavleshme certifikaten e biznesit me…