Big Brother merr vendimin drastik ndaj publikut, shkak komentet për banorët

22 shkurt 2023 | 11:34

Gjatë “Primet” mbrëmjen e djeshme Arbana ka komunikuar se Big Brother Vip Albania ka marrë vendimin të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit.

Shkak i këtij vendimi janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre, duke përmendur këtu edhe bashkëshorten e Maestros, e cila është shtatzënë.

Derisa këto komente të ndalojnë, Big Brother do t’u ndalojë ndjekësve të drejtën e komentimit.

“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”, tha Arbana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta papritmas ka nisur të bëjë gati valixhen e saj.…