Peci shkarkon këshilltarin që u dënua për falsifikim votash

22 shkurt 2023 | 12:38

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë me dije se ka shkarkuar këshilltarin e tij politik, Enis Osmani, pasi i njëjti është dënuar për falsifikim votash.

Osmani është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë teksa edhe e ka pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Peci në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Më 24 janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte shpallur fajtor Enis Osmanin për “falsifikim të rezultateve të votimit” të vitit 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka propozuar Kuvendit të Republikës…