Pjetër Shala: Kam luftuar për lirinë e vendit tim, kërkoj të shpallem i pafajshëm

22 shkurt 2023 | 13:29

Ka përfunduar fjala hyrëse e mbrojtjes në rastin ku Pjetër Shala është duke u akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Shala ka mbajtur një fjalë rasti, ku ka krahasuar Gjykatën Speciale me institucionet e drejtësisë në Belgjikë.

“Unë jetojë që 25 vjet apo shkurt thënë gjysmë shekulli në Belgjikë, shtet demokratik. Detyra e prokurorit aty ku jetojë unë është të hulumtojë, zbulojë, paraqes provat dhe kërkojë drejtësi. Në asnjë mënyrë t’i sajojë, t’i fabrikojë, në asnjë mënyrë. Madje aty ku jetojë unë është vepër penale, është e dënueshme”.

“Unë kam qenë një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe popullit tim, asgjë më shumë e as më pak”, ka thënë Shala.

Sa i takon Gjykatës Speciale, Pjetër Shala, ka thënë se nuk dëshiron ta fyejë.

“Mirëpo, deshi fati të jem këtu para jush dhe nëse këtu me të vërtetë ka vetëm pak drejtësi, shpresoj që atë drejtësi do të ma jepni të më shpallni të pafajshëm”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, u panë…