Mediat italiane: Diletta Leotta është shtatzënë?

22 shkurt 2023 | 16:14

Me siguri tashmë e dini se Loris Karius do të luajë në finalen e Kupës së Ligës angleze. Portieri kryesor i Newcastle Nick Pope mori një pezullim, kështu që vendi i takon Karius i cili nuk ka hyrë në fushë prej dy vitesh. Karius luajti ndeshjen e tij të fundit në 2021 për Union Berlin, shkruan abcnews.al.

Çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe antiheroi i finales së Ligës së Kampionëve 2018? Ai rregulloi jetën e tij personale. Aq sa të gjithë e kanë zili tani.

Ai është në një lidhje me prezantuesen Diletta Leotta.

Diletta ka lindur më 16 gusht 1991 në Catania, ajo është dy vjet më e madhe se Karius. Leotta është prezantuesja më e njohur në radio dhe TV. Të gjithë fansat e futbollit italian e njohin atë, sepse që nga mesi i viteve 2010 ajo ka punuar në kanale dhe stacione që mbulojnë Serinë A, Champions League dhe turne të tjera të mëdha.

Popullariteti i Diletës është i madh teksa numëron mbi 8.6 milionë ndjekës në Instagram.

Modelja u qortua më shumë se një herë për funde shumë të shkurtra. “Nëse jeni të interesuar për futbollin, atëherë më dëgjoni mua dhe jo vetëm shikoni”, kështu u përgjigjet Diletta atyre që e kritikuan.

Thashethemet për marrëdhënien mes Loris dhe Dilettës u shfaqën në tetor 2022, teksa çifti u kap së bashku në një restorant. Më vonë u konfirmua lajmi, dhe vetë ajo publikoi foto me futbollistin. Një ditë më parë, disa media italiane hodhën informacionin se Leotta ishte shtatzënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme me urdhër të prokurorit të Dhomave…