Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për ndarjen e 1 milion eurove për Turqinë

22 shkurt 2023 | 16:09

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ndarjen e 1 milion eurove ndihmë për tërmetin në Turqi  në mbledhjen e kësaj jave.

Ndihma shkon për të kontribuar në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Në emisionin turk dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, kryeministri Edi Rama ka dhuruar në emër të shqiptarëve shumën prej 1 mln euro.

“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 142 milionë euro kanë qenë kërkesat për kompensim të…