Ende vazhdon bastisja në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

22 shkurt 2023 | 17:27

Para dhjetë orësh Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë nisur në Prishtinë bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.

Vëllai i Adil Behramajt, Skenderi, para pak çastesh ka njoftuar se bastisja po vazhdon ende.

Njoftimi i tij në Facebook: “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk dha përgjigje për arsyen e bastisjes të banesës së Adilit. 10 orë bastisje të 90 metra katror banesë dhe po vazhdon!

Presion, maltretim i qëllimshëm. Tendencë për të shuar zërat kundërshtues ndaj ZPA”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka…