Murati: Mbi 174 mijë familje përfituan në janar nga subvencionimi i energjisë

23 shkurt 2023 | 12:22

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije të hënën se janë procesuar pagesat e subvencionimit të energjisë për të gjitha familjet që kanë kursyer atë në muajin janar.

Murati ka thënë se janë 174 mijë e 642 familje që kanë shpenzuar më pak energji elektrike sesa në janarin e vitit 2022, rrjedhimisht duke përfituar nga subvencioni.

“Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit”, është shprehur Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se plani franko-gjerman është dizajnuar…