Spezia zyrtarizon trajnerin e ri

23 shkurt 2023 | 17:04

Spezia ka firmosur me trajnerin e ri. Klubi i Serie A bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Leonardo Semplici, i cili do pasojë Gottin.

“Spezia njofton se i ka besuar detyrën e trajnerit të skuadrës së parë Leonardo Semplicit, i cili do të drejtojë “shqiponjat” deri në përfundim të sezonit aktual. Nëse arrihet mbijetesa në elitën e futbollit italian, atëherë kontrata e teknikut të ri do të rinovohet automatikisht deri në 30 qershor të vitit 2025”, shkruan klubi. Italiani Semplici ka drejtuar Spalin dhe Cagliarin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.02.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…